41-vjeçari shqiptar u qëllua për vdekje në Greqi, policia arreston bashkatdhetarin për vrasjen

Një shqiptar dyshohet të jetë vrasësi i bashkatdhetarit të tij në Greqi, trupi i të cilit u zbulua një ditë më parë në zonën rurale lindore të Rafinës.
Policia njoftoi pasdite arrestimin e autorit të dyshuar, pak orë pasi trupi i 41-vjeçarit u gjet i shtrirë në një tokë të mbjellë me hardhi.
Sipas hetimeve paraprake, siç raportojnë mediet greke, i dyshuari dhe viktima, si dhe dy persona të tjerë, ishin takuar të martën vonë. 41-vjeçari, pak para se të ndërronte jetë, mësohet se telefonoi bashkëshorten e tij duke i treguar ngjarjen dhe duke identifikuar një 50-vjeçar si vrasësin. Sipas tij, ata ishin larguar me makinën e autorit dhe kishin ndaluar në një kryqëzim të Rafinës. Në një moment, i dyshuari nxori armën e zjarrit dhe e qëlloi viktimën në fytyrë, tregoi i ndjeri para ndarjes nga jeta. Ai arriti të largohej nga vendi i krimit, por nuk i mbijetoi dot plagës së marrë. Në vendngjarje, policia gjeti telefonin me shenja gjaku.
Dy individët, si autori i dyshuar, edhe viktima, ishin të njohur nga organet ligjzbatuese si persona me precedentë penalë, përkatësisht për arsye narkotikësh. /Proto
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




