Moti- Dita e sotme me kthjellime, rriten temperaturat

Aktualitet | 1 vit më parë

Për ditën e sotme (30 maj) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura me këto të fundit më të theksuara përgjatë relieveve malore në lindje dhe zonën e jugut.

Gjatë orëve të mesditës deri pasdite në relievet malore në lindje dhe ato të zonës së jugut reshjet e shiut do të shfaqen afatshkurtra dhe intensitet të ulët ndërsa në mënyrë të izoluar në formën e shtrëngatave. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 12 m/s ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 22 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore 6 deri 23°C

Në zonat e ulëta 7 deri 26°C 

Dhe në bregdet 11 deri 26°C

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme