“Shqipëria, qendër për inovacionin”, Gonxhja në takimin mbi teknologjinë: Digjitalizim të gjithë sektorëve

Aktualitet | 1 vit më parë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, mori pjesë në samitin “Act Now 2025”, organizuar nga Këshilli Shqiptar për Teknologjinë dhe Inovacionin.

Ai theksoi se Shqipëria po përjeton një transformim të jashtëzakonshëm në fushën e inovacionit falë vizionit qeveritar dhe angazhimit të aktorëve lokalë e ndërkombëtarë.

“Shqipëria është sot pa dyshim një hub rajonal inovacioni, që ofron një kombinim unik mes potencialit njerëzor, kostove të ulëta operacionale dhe një komuniteti të ri e vibrant, të etur për të eksploruar dhe për të zhvilluar ide,” tha ministri Gonxhja.

“Çdo sistem që po ndërtojmë, po e ndërtojmë sipas standardeve të Bashkimit Europian. Të gjitha sistemet ekzistuese duhet t’i përshtatim sipas këtyre standardeve, në mënyrë që të jenë të afta të shkëmbejnë të dhëna me sistemet e Bashkimit Europian,” u shpreh drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj.

Ministri vuri në dukje rritjen e numrit të nomadëve digjitalë pas pandemisë, si dëshmi e përshtatshmërisë së Shqipërisë me zhvillimet globale.

“Gjithashtu, prezenca në Tiranë e institucioneve prestigjioze is Plug & Play e Qendrës TUMO, […] tjetër simbol i transformimit rrënjësor që po pëson vendi,” deklaroi z. Gonxhja.

Samiti “Act Now 2025” u cilësua si një platformë që nxit bashkëpunimin dhe përshpejton progresin teknologjik në rajon. Në përfundim, ministri Gonxhja prezantoi iniciativën Albania Future Now, që synon promovimin ndërkombëtar të inovacionit shqiptar.

Gazetare: Bjolanda Cuku

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme