Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë, prezantohen 14 këngët e natës së parë

Kulturë | 1 vit më parë

Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë ka startuar edicionin e 63-të me një mbrëmje plot emocione dhe energji në sheshin para Teatrit “Migjeni” në Shkodër. Nata e parë e këtij festivali u transmetua drejtpërdrejtë për shikuesit në rrjetin e RTSH-së.

Në këtë mbrëmje u interpretuan 14 këngë të reja: 9 në kategorinë “Junior” dhe 5 në kategorinë “Të vegjlit”, duke sjellë në skenë zërat e brezit të ri të muzikës shqiptare.

“Besoj që ky vit ka qenë shumë i veçantë pasi kemi sjellë të gjithë trevat shqiptare, kompozitorët më në zë që kanë trevat shqiture”, u shpreh redaktori i muzikës, Bardhyl Hysa.

“Përvoja ime me fëmijë është edhe më e hershme, por një festival të tillë nuk më kishte rënë rasti ta prezantoja. Ishte e jashtëzakonshme, kisha shumë emocione pavarësisht përvojës” u shpreh moderatorja Edona Reshitaj 

“Ishte e mrekullueshme, ishte përgjegjësi e madhe duke prezantuar një festival të këtyre përmasave”, tha moderatori Erdit Asllanaj.

Një moment i veçantë ishte ngjitja në skenë e këngëtares së re Nikol Çabeli, fituese e edicionit të 61-të të këtij festivali dhe përfaqësuese së fundmi e Shqipërisë në Junior Eurovision.

“Ndihem shumë e lumtur dhe e emocionuar që do shkojë dikush tjetër që do provojë eksperiencën  time. Kushdo të fitojë do jetë eksperienca më bukur e jetës”, tha Nikol Çabeli.

Edicioni i 63-të i Festivalit do të vijojë me natën e dytë, ku do të prezantohen edhe 15 këngë të tjera në garë.

Gazetar: M. Gjini                   

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme