Moti- Dita e sotme me kthjellime, vranësira dhe reshje lokale

Për ditën e sotme (13 qershor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta deri mesatare në relievet malore në juglindje gjatë orëve të mesditës deri pasdite.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje lokale shiu në formë pikash në majat e maleve në juglindje.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 14 m/s, e shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore 13 deri 27 °C;
Në zonat e ulëta 12 deri 35 °C;
Dhe në bregdet 18 deri 31 °C.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




