Moti për sot-Kthjellime në të gjithë vendin, temperaturat arrijnë deri në 33°C

Sipas të dhënave nga Shërbimi meteorologjik ushtarak ditën e sotme vendi ynë u ndikua sot nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti ishte i kthjellët në të gjithë territorin. Era ka fryrë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet ka fituar shpejtësi 14 m/s, e shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat u regjistruan:
në zonat malore 13 deri 28°C
në zonat e ulëta 16 deri 35°C
dhe në bregdet 17 deri 33°C
Edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat kushte atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet pritet të fitojë shpejtësi 14 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zonat malore 12 deri 29°C
në zonat e ulëta 15 deri 34°C
dhe në bregdet 16 deri 32°C
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




