Rama në Shkup, shëtit në Çarshinë e Vjetër i shoqëruar nga Bujar Osmani
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkup në kuadër të Samitit BE–Ballkani Perëndimor.
Përveç pjesëmarrjes në këtë ngjarje ndërkombëtare, ai ka zhvilluar një vizitë në Çarshinë e Vjetër të qytetit, një hapësirë e rëndësishme për trashëgiminë kulturore shqiptare në zemër të Shkupit.
Gjatë kësaj shëtitjeje, kreu i qeverisë shqiptare u shoqërua nga nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, teksa u takuan me qytetarë të shumtë të kësaj zone historike.
Çarshia e Vjetër, e vendosur në komunën e Çairit, është një zonë kyçe për partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe një tregues i peshës elektorale që ato gëzojnë në skenën vendore.
Ky moment shihet si një sinjal i një bashkëpunimi më të ngushtë ndërshqiptar në rajon. Në sfondin e Samitit për integrimin evropian, vizita në këtë hapësirë identitare merr një dimension të veçantë, duke përçuar mesazhe uniteti dhe fuqizimi të përfaqësimit shqiptar në rajon.
Gazetare: Rugova Dunisha
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




