Arrestimi i doganierëve grekë, radhë e gjatë automjetesh në Qafë-Botë

Aktualitet | 1 vit më parë

Mëngjesin e kësaj të shtune (5 korrik), qytetarët që udhëtojnë nga Greqia drejt Shqipërisë, kanë qenë të detyruar të përballen me radhë të gjata pritjeje. Mësohet se pala greke shërben me dy sportele, me punonjës të sjellë nga Dogana e Kakavijës.

Kaosi në Qafë-Botë është krijuar pas arrestimit të 14 doganierëve grekë, mes të cilëve shefi i tyre.

Doganierët grekë u arrestuan me akuzën e grupit të strukturuar kriminal, për ryshfet pasiv në bashkëpunim. Dosja e çështjes përbëhet nga mbi 2,000 faqe dhe përfshin materiale video dhe fotografike, së bashku me biseda të regjistruara të të akuzuarve mes tyre dhe me persona të tjerë.

Në njoftimin e Policisë thuhet se u shkatërrua një grup kriminal i përbërë nga punonjës të Autoritetit Doganor, të cilët merrnin përfitime të padrejta financiare për moskryerjen e kontrolleve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme