Thatësira godet Athinën, ekspertët paralajmërojnë kolaps në furnizimin me ujë

Rezervuarët e ujit në Athinë, po i afrohen niveleve më të ulëta historike.
Një studim i Observatorit Kombëtar të Athinës tregon se niveli i ujit në liqen ka arritur pikën kritike për herë të dytë brenda dy dekadave.
Sistemi kryesor i furnizimit me ujë të Athinës është nën presion gjithnjë e më të madh, pasi rezervuari i Mornosit, burimi kryesor i ujit të pijshëm për kryeqytetin, është në nivelet më të ulëta.
Sipas publikimit tw bwrw mwsohet se rezervuari i Mornosit funksionon në rreth 60–65% të kapacitetit të tij, duke shënuar një rënie të vazhdueshme që prej vitit 2022, kur kishte arritur pothuajse kapacitetin e plotë.
Vetëm në vitin 2008 ishte regjistruar një sipërfaqe më e vogël në të njëjtin muaj.
Edhe rezervuari ndihmës i Evinosit është ndikuar rëndë. Në maj 2025, sipërfaqja e tij ra në 2.3 km², shumë më poshtë se kapaciteti i plotë.
Të dy rezervuarët janë aktualisht në rreth 60% të kapacitetit të tyre, duke reflektuar kushtet e akumuluara të thatësirës, reshje të ulëta dhe stres të lartë termik.

Ekspertët thonë se studimi paralajmëron një situatë jo të mirë për të ardhmen. Kryeqyteti i Greqisë, me një popullsi mbi 3.6 milionë banorë, ka nevojë gjithnjë e më shumë për ujë, për shkak të turizmit dhe zgjerimit të tij.
Edhe pse të dhënat klimatike për 2025 tregojnë përmirësim të lehtë, ekspertët paralajmërojnë për një dobësim të mundshëm të ujëmbledhësit që ushqen rezervuarët.
Raporti kërkon ndërhyrje emergjente nga qeveria greke për të shmangur përkeqësimin e situatës me ndikimin e ngrohjes globale.
Kushtet aktuale të rezervuarit që nga maji i vitit 2025 tregojnë një tërheqje të sipërfaqes së liqenit në nivelet e dyta më të ulëta në 20 vitet e fundit
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




