Zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit në Shkodër, statistikat flasin për 20% më shumë turistë krahasuar me sezonin e shkuar
Turizmi në bashkinë e Shkodrës po njeh një rritje të qëndrueshme nga viti në vit.
Këtë e konfirmojnë të dhënat zyrtare për ecurinë e deritanishme të sezonit turistik. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është shënuar një rritje e konsiderueshme e numrit të netëve të qëndrimit nga turistët vendas dhe të huaj
“Në bazë të statistikave tona për net-qëndrimet ka një rritje 20 për qind nga viti i kaluar dhe mbi 35 për qind nga viti paraardhës, 2023-shi. Kjo tregon që Shkodra, çdo vit e më tepër, nëpërmjet aktiviteteve dhe vëmendjes së shtuar te turizmi, si edhe operatorët turistikë, kanë rritur cilësinë e shërbimeve,” thotë Renato Lumçi, drejtor i Turizmit në Bashkinë Shkodër.
Velipoja mbetet destinacioni më i frekuentuar i bashkisë së Shkodrës, ku në pikun e sezonit veror, numri i pushuesve ditorë arrin mbi 100 mijë vetë.
“Sfida më e madhe është pastrimi i hapësirave publike. Plazhet e shumta publike këtë vit kanë bërë që qytetarët shkodranë t’i frekuentojnë ato,” tregon z. Lumçi.
Përveç pasurive natyrore, Shkodra ofron edhe një trashëgimi të pasur kulturore. Kalaja e Rozafës, Ura e Mesit dhe rrjeti i muzeve të qytetit mbeten ndër atraksionet që ngjallin kuriozitetin dhe interesin e vizitorëve të shumtë
Gazetar: Adrian Hoti
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





