Francis Ford Coppola shtrohet në spital në Romë

Film | 1 vit më parë

Regjisori i famshëm amerikan, fitues i çmimit Oscar, Francis Ford Coppola, është shtruar në spitalin Tor Vergata të Romës. Lajmi u konfirmua nga ANSA, duke theksuar se 86-vjeçari hyri në spital mëngjesin e të martës.

Coppola, i njohur për kryeveprat kinematografike si “Kumbari” dhe “Apocalypse Now”, po kalonte një pjesë të verës në Itali. Sipas burimeve, ai po kërkonte vendndodhje për filmin e tij të ri, xhirimet e të cilit pritet të fillojnë këtë vjeshtë.

Regjisori ka një lidhje të veçantë me Italinë, veçanërisht me rajonin e Bazilikatës, nga ku ishte me origjinë gjyshi i tij. Ai është edhe qytetar nderi i qytetit të Bernaldës. Muajin e kaluar, Coppola ishte i ftuar special në Festivalin e Filmit Magna Graecia, ku theksoi rëndësinë e të punuarit së bashku për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme