Zjarret në Greqi – Disa zjarrvënie të qëllimta, por shtohen dyshimet edhe mbi linjat e vjetra ajrore

Greqi | 1 vit më parë

Edhe këtë verë, zjarret në Greqi janë kthyer në një rrezik për vendin, duke djegur mijëra hektarë pyje, shtëpi e biznese.

Një 19-vjeçar dhe një 27-vjeçar u arrestuan nga policia si zjarrvënësit e mundshëm të vatrave që dogjën Patrën javën a kaluar. Ata akuzohen për zjarrvënie në toka pyjore dhe jopyjore, në raste të përsëritura, dhe për bashkëpunim me njëri-tjetrin. 19-vjeçari pranuar përgjegjësinë, duke treguar madje edhe vendin e saktë ku bëri ndezjen e zjarrit.

Por hetuesit e zjarreve, përveç individëve të caktuar, po shohin edhe mundësi të tjera, natyrore dhe jo vetëm, se si hektarë të panumërt marrin zjarr gjatë sezonit veror.

Një vatër vdekjeprurëse zjarri, e cila u përhap në mbi 1.500 hektarë dhe i mori jetën një 76-vjeçari në Keratea, dyshohet se ka pasur si shkak infrastrukturën e amortizuar elektrike.

Hetuesit zbuluan se një shtyllë elektrike e tensionit të mesëm në këtë zonë ishte dëmtuar. Sipas një inxhinieri elektrik, teli i zhveshur ishte oksiduar dhe takuesit e rrymës ishin ndryshkur, ndërkohë që bimësia aty afër ishte tejet e rrezikuar nëse do të ndodhin shkëndija rastësore.

“Rrjeti nuk ka lidhje me zjarrin,” deklaroi DEDDIE, operatori grek i shpërndarjes së energjisë, ndërsa ende priten rezultatet e hetimit.

Rrjeti elektrik i Greqisë është rreth 262 mijë kilometra i gjatë dhe 90 për qind e tij është ndërtuar mbi sipërfaqe, duke u ekspozuar ndaj faktorëve mjedisorë. Deri në vitin 2026, vendi pritet të shtrijë nëntokë rreth 3.900 km nga këto linja ajrore, që pritet t’i kushtojnë gati 35 miliardë euro.

Në muajin qershor, zjarret në Akaia dhe Palaia Fokaia erdhën si pasojë e një kablli të menaxhuar nga operatori i shpërndarjes, deklaroi atëkohë ministri i Mbrojtjes Civile, Giannis Kefalogiannis. /Kathimerini

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme