Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, ende asnjë fajtor dy javë pas incidentit

Edhe pse kanë kaluar 15 ditë nga thirrjet raciste e antishqiptare gjatë ndeshjes së basketbollit Maqedoni e Veriut – Rumani në Kumanovë, ende autoritete në vendin fqinj nuk kanë identifikuar asnjë autor që qëndron pas këtij incidenti.
Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, të pyetur nga Portalb.mk se deri ku kanë arritur me procedurat për identifikimin e personave që përhapën gjuhë urrejtje në Kumanovë, janë përgjigjur shkurtimisht se “po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit”.
Incidenti u regjistrua më 2 gusht, kur nga një pjesë e tribunës u dëgjuan mesazhe të rënda si “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” dhe “Dhoma të gazit për shqiptarët”, në prani edhe të kryeministrit Hristijan Mickoski dhe delegacionit qeveritar. Mickoski reagoi më vonë duke dënuar thirrjet, por tha se “nuk i kishte dëgjuar” gjatë kohës që ndodhej në sallë.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Shqipëri, ku është cilësuar si një sulm ndaj bashkëjetesës dhe barazisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




