Urgjenca e Gjirokastrës pret 60 pacientë në 24 orë – Shtohen virozat, ulen rastet me Covid-19
Virozat dhe Covid-19 janë rastet që paraqiten më shpesh në urgjencën e spitalit të Gjirokastrës këto ditë shtatori.
Mjeku Bledar Çela, thotë se në të dyja rastet është dhënë mjekimi i duhur i cili u është rekomanduar për tu vazhduar edhe në shtëpi.
Pavarësisht se Covid nuk ka agresivitetin e dikurshëm është treguar kujdes me pacientët kryesisht ata që kanë probleme me mushkëritë dhe zemrën.
“Qarkullojnë viroza dhe pjesa më e madhe janë mjekuar në shtëpi por një pjesë kanë marrë mjekim në urgjencë. Rastet me Covid kryesisht kanë qenë me temperaturë, dhembje futi etj.”, shprehet mjeku.
Po çfarë rekomandojnë bluzat e bardha në këto raste?
“Do të shihni temperaturën dhe do të merrni një mjekim paraprak për të qetësuar temperaturën. Nëse temperatura do të vazhdojë të jetë e lartë atëherë duhet të kërkojnë ndihmë mjekësorë”, tha Çela.
Urgjenca e Gjirokastrës pret në 24 orë rreth 60 pacientë me patologji të ndryshme, ku sigurisht një pjesë të mirë e zënë virozat e stinës.
Gazetare: Y.Ponde
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




