“KO:SH Film Fest” në Korçë – Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër vjen në edicionin e 12-të

Film | 1 vit më parë

Korça do të kthehet për pesë ditë në kryeqendrën e filmit të shkurtër ndërkombëtar me nisjen e edicionit të 12-të të “KO:SH Film Festë”, 2025.

Me temën “Zhvendosja”, festivali sjell 81 filma nga 40 shtete, që trajtojnë realitete të dhimbshme si lufta, mungesa e demokracisë, vështirësitë ekonomike apo korrupsioni.

“Më së shumti kemi pjesëmarrës nga BE, por edhe nga Venezuela, Kuba, Kina, Argjentina”, tha Gledis Bica, Drejtor i Festivalit.

Përveç risive në kategoritë e konkurrimit, këtë vit në program është përfshirë edhe një seksion i posaçëm për fëmijë.

“Risia e këtij edicioni është vendosja e garës së filmit eksperimental dhe aktivitete për fëmijë”, tha Bica.

Sa i përket filmit shqiptar Bica shton se nga vitit në vit ka një rritje të cilësisë.

“Cilësia është në rritje e filmit shqiptar edhe pse s’kemi ende atë numër që ne do të donim”, u shpreh Drejtor i Festivalit.

Përgjatë 5 ditëve adhuruesit e filmit do të kenë mundësi të ndjekin filma me metrazh të shkurtër të tematikave të ndryshme.

Gazetare: Eftjola Fili

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme