Çfarë fsheh Teresa? Seriali spanjoll që nuk ka frikë nga tabutë! “Të shohësh përtej”, në RTSH1 nga e hëna në të premte

RTSH1 sjell për publikun dramën spanjolle “Të shohësh përtej” (“La otra mirada”), të vendosur në Seviljen e viteve ’20. Ngjarjet zhvillohen në një akademi për zonjusha, ku mbërritja e mësueses Teresa trazon rregullat e një institucioni tradicional dhe hap rrugë për tema bashkëkohore, si: arsimi, barazia dhe emancipimi i grave të reja. Seriali është prodhuar nga Boomerang TV për kanalin publik spanjoll La 1 (RTVE) dhe shquhet për trajtimin e guximshëm të çështjeve të shoqërisë.
Ky titull vjen si pjesë e sezonit të ri televiziv të RTSH-së dhe përbën premierën e radhës në RTSH1, duke vijuar linjën e prurjeve të reja në Prime Time-in e vonë të ekranit publik.
Gjatë transmetimit në Spanjë (2018–2019), “Të shohësh përtej” pati 2 sezone ; 21 episode, me një mesatare prej rreth 1.39 milionë shikuesish dhe 9.1% pjesëmarrje në total, duke mbajtur një publik besnik në orarin e saj.
Seriali u rinovua për sezonin e dytë falë vlerësimit kritik dhe mesazhit të tij feminist, siç raportonte mediat spanjolle në atë kohë.
Roli i Patricia López Arnaiz (Teresa) u vlerësua me Premion Ondas 2018 për interpretimin më të mirë femëror në televizion, duke e ngulur edhe më shumë serialin në hartën e produksioneve cilësore të dramës historike.
“Të shohësh përtej” solli në qendër feminizmin, diversitetin, racizmin dhe shëndetin mendor, duke u përdorur madje si referencë pedagogjike për diskutime në klasa mbi të drejtat e grave dhe edukimin kritik të vajzave. Seriali u propozua si material i dobishëm mësimor dhe u trajtua si studim rasti edhe në analiza akademike, duke nxitur debat mbi rolin e arsimit dhe barazisë gjinore.
Prodhimi u shpërnda edhe jashtë Spanjës, ku arriti tek publikë të rinj (p.sh. përmes rrjeteve të PBS në SHBA), duke konsoliduar reputacionin e tij si dramë periudhe me tematikë aktuale.
“Të shohësh përtej” transmetohet nga e hëna në të premte, në orën 23:35, në RTSH1.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




