Elbasan – Rritet numri i rasteve me kancer gjiri, mjekët apelojnë për kontrolle të rregullta dhe ndërgjegjësim të vazhdueshëm

Shëndet | 12 muaj më parë

Jo vetëm në muajin e ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit, por në çdo kohë, grave u kërkohet të jenë të vëmendshme ndaj sinjaleve që jep trupi i tyre.

Mjekja onkologe Luljeta Vathioti thotë se në qarkun e Elbasanit vit pas viti ka numër të grave që ushtrojnë kontrolle, duke bërë që sëmundja të kapet që në fazat e hershme dhe me mundësi më të lartë për t’u kuruar.

“Dimë më shumë për simptomatikën, për shenjat e para që mund të kapen. Risi është që janë shtuar stadet e para të kapjes së sëmundjes, 0, 1 apo 2, dhe kjo është pozitive,” thotë Dr. Vathioti.

Por sipas mjekes onkologe, diagnostikimet tregojnë se nuk kemi më një sëmundje që prek vetëm gratë që janë para fazës së menopauzës dhe në këtë fazë.

“Vëmë re një numër më të shtuar të grave të cilat paraqiten në stadet e para, por janë mosha të reja poshtë 40 vjeç, dhe një numër i shtuar te moshat e treta mbi 70–75 vjeç. Kjo është e pazakontë, sepse vetë kanceri i gjirit moshën kur frekuenton më shumë gratë janë 45–50 vjeç,” shprehet mjekja.

Vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti në qarkun Elbasan ka pasur 80 raste të reja me kancer të gjirit, statistikë që tregon rritje të numrit të prekur nga kjo sëmundje.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme