“Eja te ne”, ekspertja e ekonomisë Radonshiqi: Të rinjtë po shtyjnë martesat dhe lindjet për shkak të mungesës së strehimit
E ftuar në studion e emisionit “Eja te ne” në RTSH1, ekspertja e ekonomisë dhe pedagogia Romina Radonshiqi foli për sfidat ekonomike që përballin çiftet e reja në Shqipëri, duke theksuar se mungesa e strehimit është një ndër arsyet kryesore që po i bën ata të shtyjnë bashkëjetesat, martesat dhe lindjen e fëmijëve.
Ajo shtoi se në Shqipëri prona nuk shihet vetëm si një nevojë bazë, por edhe si një mënyrë kursimi apo një formë investimi afatgjatë.
“Referuar gjithë të dhënave, çiftet e reja po shtyjnë bashkëjetesat dhe martesat apo lindjes e fëmijës pikërisht sepse i mungon strehimi. Po flasim për një kredi hipotekore por në fakt kredia është një kosto psikologjike por nga ana tjetër është dhe një lehtësim sepse çdo individ mund të ketë mundë si të ketë një pronë. Në Shqipëri nuk e shohin pronë n vetë m si nevojë por e shohin atë si një mënyrë për të kursyer apo e shohin si një formë investimi. Për të gjithë ato individ për të cilët duan të marrin një kredi në të ardhmen hipotekore apo konsumatore duhet të kenë parasysh që të punojnë në tregun formal të punës për ta përfituar atë ”, u shpreh ekspertja.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




