“Mirëmëngjes Shqipëri” – Dr. Mandri: Temperaturat e larta jo gjithmonë janë të dëmshme, por kërkojnë kujdes te fëmijët nën 1 vjeç

Shëndet | 12 muaj më parë

I ftuar në studion e emisionit “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH1, mjeku pediatër Dr. Bektash Mandri foli mbi virozat stinore dhe kujdesin që duhet treguar ndaj fëmijëve në këtë periudhë të luhatjeve të temperaturave.

Sipas tij, aktualisht qarkullojnë viruset e grupit A dhe B, të cilat shkaktojnë simptoma të lehta dhe zakonisht nuk rrezikojnë shëndetin e fëmijëve. Megjithatë, në rastet kur fëmijët kanë imunitet të dobët ose kur virozës i mbivendoset një infeksion bakterial, kohëzgjatja e sëmundjes mund të zgjatet.

“Aktualisht me ndryshimin e temperaturave përpos virozëve stinore që janë gjithmonë të pranishme, kemi dhe ftohjet e zakonshme apo siç i quajmë nasofaringitet. Luhatjet e temperaturës, fëmijët e kanë shumë të vështirë përshtatjen për shkak të metabolizmit të tyre. Aktualisht sëmundjet që shkaktojnë sëmundjet tek fëmijët janë viruset e grupit A dhe ato të grupit B. Viruset stinore kanë një klinik relativisht të lehtë dhe nuk e rëndon shëndetin e fëmijëve. Nëse kemi fëmijë më imunetit të dobët apo nëse fëmijët përpos virozës i mbivendoset dhe një infeksion bakterial atëherë kohëzgjatja e klinikës zgjatet”, u shpreh mjeku pediatër.

Dr. Mandri theksoi se temperatura e lartë nuk është gjithmonë negative, pasi është një mënyrë mbrojtëse e trupit kundër viruseve dhe baktereve. Mjeku shtoi se për fëmijët nën moshën 1 vjeç, kujdesi duhet të jetë më i madh.

“Shpesh prindërit janë të shqetësuar për temperaturën e lartë, por në të vërtet ajo jo gjithmonë është e keqe, sepse temperatura është një masë që merr organizmi për të penguar rritjen e baktereve dhe viruseve. Një temperaturë 38.5-39 fëmija mund të qëndrojë në shtëpi. Po e kaloi temperaturën 39 gradë celsius atëherë nevojitet kujdesi nga mjeku. Nëse do të flasim për fëmijët që nuk kanë mbushur vitin edhe një temperaturë 38 gradë është e rëndësishme. Imuniteti i tyre merret vetëm nga nëna përmes laktacionit ndërsa pjesa tjetër e imunitetit është e ulët. Kështu temperatura 38 gradë për fëmijët 0-12 muaj dhe duhet të drejtohen kujdesit të mjekut”, tha Mandri.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme