“Sa herë në rrugë kalon një grua”, vjen për lexuesit, libri më i ri i autorit Gaqo Apostoli

Letërsi | 11 muaj më parë

 “Sa herë në rrugë kalon një grua” është libri me i ri i autorit Gaqo Apostoli. Libri me poezi vjen me parathënie nga poetja e njohur Mimoza Ahmeti dhe përmbledh një cikël poezish që ndërthurin ndjenjën, reflektimin dhe vështrimin artistik ndaj figurës së gruas dhe jetës bashkëkohore.

“Sa herë në rrugë kalon një grua” është një botim në librin e parë dhe e kam marrë nga libri i parë. Janë 80 poezi origjinale, të tanishme dhe shtohen dhe disa të tjera që janë marrë nga librat e mëparshëm”, tha Apostoli.  

Në këtë veprimtari morën pjesë poetë, shkrimtarë, artistë dhe dashamirës të letërsisë, të cilët ndanë mendime mbi librin dhe krijimtarinë e autorit. Atmosfera u pasurua nga recitime poetike dhe këngë të frymëzuara nga poezitë e librit, duke i dhënë aktivitetit një dimension artistik të veçantë.

Gazetare: Xhilda Kondi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme