Vranësira mesatare e të dendura, reshje bore mbi 800 metër, si parashikohet moti për sot

Moti | 11 muaj më parë

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare e të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh.

Reshje e shiut parashikohen të jenë prezentë në pjesën më të madhe të territorit me intensitet kryesisht të ulët e lokalisht deri mesatar deri në orët e mëngjesit.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), gjatë ditës reshjet parashikohen të mbeten prezentë me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.

Në intervale të shkurtra kohore reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në Alpe dhe në verilindje-lindje në lartësinë mbi 800-900 metër reshje dëbore me intensitet të ulët, në Alpe hera-herës stuhi dëbore.

Era do të fryjë me drejtim nga verilindje- juglindje me shpejtësi mesatare me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 18m/sek.

Deti në Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 3-4 ballë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme