Mot i paqëndrueshëm sot, kthjellime, vranësira dhe reshje shiu

Aktualitet | 10 muaj më parë

Ditën e sotme (2 dhjetor) vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Sipas SHMU-së, moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh e vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht në jug të vendit në orët e para të mëngjesit, gradualisht reshjet e shiut do të shtrihen  në pjesën më të madhe të territorit, reshjet pritet të jenë me intensitet kryesisht të ulët e lokalisht mesatar.

Në lartësinë mbi 800-900 metra në verilindje dhe në lartësinë mbi 1000 metra në juglindje reshje bore me intensitet të ulët.  Mjegull/mjegullinë në orët të mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek.  Deti do të jetë me valëzim në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë.

  • /rtsh.al/


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme