Moti i keq godet Greqinë, alarm i kuq në të gjithë vendin

Greqi | 10 muaj më parë

Greqia është goditur nga stuhia e fuqishme “Byron”, e cila po ka sjellë reshje të dendura, përmbytje dhe probleme serioze në qarkullim, veçanërisht në rajonin e Atikës. Autoritetet kanë vënë alarmin e kuq në të gjithë vendin, ndërsa stuhia pritet të zgjasë deri të shtunën.

Të gjitha shkollat në Atikë do të qëndrojnë të mbyllura të premten, ndërsa shumë bashki në pjesë të tjera të vendit kanë marrë të njëjtën masë. Mësimi do të zhvillohet online në zonat e prekura.

Rajonet më të goditura deri tani janë: Lakonia, Zakynthos, Thasos dhe Kreta.

Në shumë zona, banorët janë evakuuar me varka, ndërsa qindra ndërhyrje janë kryer nga shërbimet e emergjencës. Në gatishmëri janë vendosur Brigada e Zjarrfikësve, Forcat e Armatosura dhe të gjitha forcat e sigurisë janë në gatishmëri të shtuar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme