Cloudflare sërish në “blakcout”, probleme me faqet e internetit, ndërpriten LinkedIn dhe Zoom

Një mori faqesh interneti, përfshirë LinkedIn, Zoom dhe Downdetector, u fikën të premten në mëngjes pas problemeve të reja në Cloudflare – ndërprerja e dytë e kompanisë në më pak se një muaj.
Cloudflare tha se ndërprerja erdhi pasi rregulloi firewall-in e saj për të mbrojtur klientët nga një dobësi e përhapur e softuerit e zbuluar më parë këtë javë dhe nuk ishte një sulm. Më parë, ajo vuri në dukje një problem të veçantë të raportuar me ndërfaqet e programimit të aplikacioneve.
Problemi zgjati për gjysmë ore dhe u zgjidh pak pas orës 9 të mëngjesit GMT, tha ajo. Kjo vjen pas një ndërprerjeje shumë më të madhe të Cloudflare në mesin e nëntorit që goditi faqe të tilla si X, OpenAI dhe Spotify, si dhe lojëra si League of Legends.
Kjo gjw shkaktua nga “një skedar konfigurimi që gjenerohet automatikisht për të menaxhuar trafikun e kërcënimeve” që u rrit përtej madhësisë së tij të pritur dhe shkaktoi një rrëzim në sistemin e softuerit që trajton trafikun për një numër shërbimesh Cloudflare.
Gabimi i së premtes dukej shumë më i vogël, duke prekur faqe të tilla si Canva, Shopify, ndërmjetësin indian të aksioneve Groww, si dhe LinkedIn, Zoom dhe Downdetector, një faqe e përdorur për të monitoruar problemet e shërbimeve online. Uebsajti Downdetector regjistroi më shumë se 4,500 raportime në lidhje me Cloudflare pas rikthimit në internet.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




