Udhëzimi i Ministrisë- Arkivi i Filmit me tarifa të reja shërbimi, 30% e të ardhurave i mbeten institucionit

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit ka miratuar tarifat e reja për shërbimet që ofron Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit (AQSHF). Udhëzimi i ri, i firmosur nga ministri Blendi Gonxhja, përcakton jo vetëm koston e shërbimeve për të interesuarit, por edhe mënyrën se si do të administrohen këto të ardhura.
Sipas Udhëzimit nr. 1, tarifat për çdo shërbim specifik që kryen Arkivi (si kërkime, kopjime, apo të drejta transmetimi) janë të detajuara në shtojcën e këtij vendimi. Për të garantuar transparencë me publikun, kineastët dhe studiuesit, udhëzimi sanksionon që lista e plotë e çmimeve të bëhet publike në faqen zyrtare të internetit të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit.
Një risi e rëndësishme e këtij akti nënligjor është formula e ndarjes së fondeve që do të mblidhen nga këto shërbime, duke i dhënë një “frymëmarrje” financiare vetë institucionit. Udhëzimi parashikon që: 70% e të ardhurave nga tarifat të derdhen në Buxhetin e Shtetit; 30% e të ardhurave të mbeten në buxhetin e vetë AQSHF-së.
Kjo masë pritet të ndihmojë Arkivin në mbulimin e shpenzimeve operative apo investimeve të vogla për mirëmbajtjen e fondit filmik.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




