Rama: Hidrovorët në Darzezë në punë pa ndërprerje për përballimin e reshjeve intensive

Aktualitet | 9 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet e tij sociale lidhur me situatën e krijuar nga reshjet intensive të ditëve të fundit. Ai ka theksuar se hidrovorët Hoxhara 1 dhe Hoxhara 3 në zonën e Darzezës, Fier, kanë qenë në funksion të pandërprerë për të përballuar prurjet e larta të ujit.

Sipas Ramës, ashtu si të gjithë hidrovorët në të gjithë territorin e Shqipërisë, edhe këto impiante kanë punuar pa pushim me qëllim menaxhimin e situatës dhe lehtësimin e ndikimit të reshjeve në zonat bujqësore.

“Darzezë, Fier – Hidrovorët Hoxhara 1 dhe Hoxhara 3, të cilët, ashtu si të gjithë hidrovorët në të gjithë territorin e Shqipërisë, kanë qenë në punë pa ndërprerje gjatë reshjeve intensive, për menaxhimin e prurjeve të larta dhe lehtësimin e situatës në zonat bujqësore”, shkruan Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme