Punonjësit e Gjelbërimit në Vlorë protestë para Bashkisë: Nuk pranojmë bashkimin me sektorin e pastrimit

Punonjësit e Gjelbërimit në Vlorë janë ngritur në protestë këtë të hënë (12 janar) përpara bashkisë pasi kundërshtojnë bashkimin e ndërmarrjes së pastrimit me atë të gjelbërimit.
Ata shprehen se nuk janë kundër kontratës në vetvete, por duhet t’iu përcaktohet puna konkrete që duhet të kryejnë.
Punonjësit e gjelbërimit me kontratën e re, do të jenë gjithashtu pjesë e strukturës së pastrimit.
“Si mund të prishet kontrata pa na thënë? Tani na thonë kështu është bërë. Ne të mos na ngacmojnë. Të jenë mënjanë sektori i pastrimit dhe më vete ai i gjelbërimit.
Tani na thonë duhet të vini të firmosni kontratën, ndryshe nuk kemi ditë pune. Të na japin një kopje të kontratës”, deklaruan punonjësit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



