Rihapen aeroportet e Budapestit, Pragës dhe Bratislavës, paralajmërohen vonesa në fluturime

Fluurimet ajrore po rifillojnë gradualisht në aeroportet ndërkombëtare të kryeqyteteve të Evropës Qendrore, të cilat u mbyllën për disa orë gjatë mëngjesit për shkak të kushteve të pafavorshme të motit. Megjithatë, autoritetet paralajmërojnë se vështirësitë në trafikun ajror pritet të vazhdojnë gjatë ditës.
Aeroporti i Budapestit u rihap rreth orës 14:00, pasi u mbyll përkohësisht për shkak të ngricës dhe akumulimit të akullit në pista. Lajmi u konfirmua nga administrata e aeroportit të kryeqytetit hungarez përmes një njoftimi zyrtar.
Edhe Aeroporti Ndërkombëtar i Pragës ka rifilluar operacionet pa kufizime, ndonëse vonesa të fluturimeve priten gjatë gjithë ditës. Ndërkohë, autoritetet njoftuan se edhe aeroporti i Bratislavës në Sllovaki është rihapur dhe po funksionon normalisht.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




