Moti sot parashikohet me vranësira deri pasdite dhe reshje shiu me intensitet të ulët

Moti | 9 muaj më parë

Ditën e diel (25 janar), vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë fillimisht me vranësira të dendura, pas orëve të mëngjesit deri në orët e pasdites mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, në mbrëmje mot i vranët.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), reshjet e shiut priten të jenë prezentë që në orët e para të mëngjesit me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.

Gjatë ditës reshjet e shiut do të jenë me intensitet të ulët ku do të lokalizohen vetëm në ekstremin verior dhe atë jugor të vendit. Në orët e vona të mbrëmjes reshje shiu në të gjithë vendin me intensitet të ulët ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore reshje shiu me intensitet deri mesatar.

Në zonën e Alpeve, dhe në relievet malore në verilindje e juglindje reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim jug – juglindje, me shpejtësi mesatare 10 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 22 m/s.

Deti do të jetë i valëzimi forcës 4-6 ballë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme