Reagon sindikata e fermerëve: Çmimi i vajit të ullirit nga fermeri është 500 lekë/litër, jo 350 lekë
Çmimi aktual i shitjes direkte të vajit të ullirit nga fermeri është 500 lekë për litër. Nënkryetari i Sindikatës së Fermerëve të Bashkuar në Shqipëri, Ardit Bali ka reaguar ndaj publikimeve sipas të cilave vaji i ullirit në zonat e Lushnjës, Beratit, Fierit dhe Elbasanit po tregtohet me 350 lekë për litër. Ai tha se këto informacione dëmtojnë interesat e fermerëve shqiptarë.
“Në çdo fabrikë që të shkosh, është e sigurt që nuk do të gjesh vaj me 350 lekë. Minimumi do të jetë 500-600 lekë. Kjo është një dëmtim i drejtpërdrejtë që u bëhet fermerëve shqiptarë”, u shpreh Bali.
Sipas nënkryetarit të sindikatës së Fermerëve të Bashkuar në Shqipëri, Ardit Bali raste të tilla mund të lidhen me fabrikat apo grumbullues të veçantë, teksa u bën thirrje fermerëve të mos ndikohen nga këto lajmet dhe të mos zhvlerësojnë mundin dhe prodhimin e tyre.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




