Aksident në aksin Fier-Libofshë/ Ndërron jetë rrugës për në spital 35-vjeçari
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fier–Libofshë, pranë fshatit Agim.
Shtetasi Xh. K., rreth 35 vjeç, teksa udhëtonte me një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga, i riu ka pësuar lëndime të rënda.
Ai u transportua me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Fier/ Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Fier-Libofshë”, shtetasi Xh. K., rreth 35 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes së motomjetit nga rruga ka humbur jetën shtetasi Xh. K.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



