Ndryshimet në Kodin Penal, OSBE: Inkurajojmë dekriminalizimin e plotë të shpifjes

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka mirëpritur ndryshimet e fundit në Kodin Penal lidhur me shpifjen, duke i cilësuar si një hap të parë të rëndësishëm drejt forcimit të lirisë së shprehjes.
Në reagimin e saj, OSBE-ja thekson se do të vijojë të inkurajojë dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe përdorimin e masave civile proporcionale, në përputhje me standardet ndërkombëtare për lirinë e medias.
“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret ndryshimet e fundit në Kodin Penal lidhur me shpifjen, si një hap të parë të rëndësishëm drejt forcimit të lirisë së shprehjes. Forcimi i mbrojtjes për gazetarët pasqyron një rekomandim të hershëm të OSBE-së.
Ne vijojmë të inkurajojmë dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe përdorimin e masave civile proporcionale”, shkruhet në reagim.
Ndryshimet në Kodin Penal u miratuan nga Kuvendi i Shqipërisë me 85 vota pro.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



