Trafikonin armë nga Kosova dhe më pas i modifikonin dhe i shisnin në Tiranë, 4 të arrestuar. Magazinoheshin në Selitë
Policia e Tiranës ka goditur një rast të trafikimit të armëve nga Kosova dhe më pas shitjes së tyre në Tiranë. Gjatë operacionit të koduar “Lockdown”, pas një hetimi dy-mujor u zbulua se këta persona trafikonin armë kryesisht nga Kosova, të cilat më pas i sillnin në Tiranë, i modifikonin dhe i magazinonin në një ambient të përshtatur në zonën e Selitës.
Në pranga përfunduan 4 persona G. N., 39 vjeç, R. R., 48 vjeç, K. C., 49 vjeç dhe A. C., 45 vjeç.
Gjatë kontrolleve, policia sekuestroi 8 armë zjarri (5 pistoleta dhe 3 automatikë), pjesë të ndryshme armësh, një armë gjuetie, krehra dhe municion luftarak, 3 radio si ato të policisë, një jelek multifunksional dhe 9 celularë.
Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale janë kaluar tashmë pranë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




