“Diella” fiton çmimin e parë në Dubai për përdorimin e inteligjencës artificiale në qeverisje

Ministrja e parë e krijuar me inteligjencën artificiale, “Diella”, është vlerësuar me çmimin “Future Fit Seal – Global Edition Award” në samitin e Qeverive Botërore që u mbajt në Dubai. Ajo u vlerësua për modelin inovativ të qeverisjes digjitale dhe përdorimin e inteligjencës artificiale në shërbimet publike, një nismë që rrit transparencën, efikasitetin dhe përmirëson shërbimet për qytetarët.
Lajmi u bë i ditur nga Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, e cila theksoi se ky është një vlerësim ndërkombëtar për Shqipërinë dhe një hap më afër modernizimit të administratës publike, duke përdorur teknologjinë për të përmbushur nevojat e qytetarëve.
Shqipëria u bë vendi i parë në botë që ka një ministre me Inteligjencë Artificiale në mandatin e ri qeverisës, “Rama 4”. “Diella” është vlerësuar edhe nga vendet ndërkombëtare duke e cilësuar si një vizion që ofron shërbime publike më të shpejta dhe më gjithëpërfshirëse.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




