Moti për sot me reshje shiu të dendura, dëbore në këto zona

Aktualitet | 8 muaj më parë

Ditën e sotme (5 shkurt) vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas SHMU-së, moti parashikohet me intervale afatshkurtra të herëpashershme me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat do të shoqërohen me reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët ndërsa lokalisht mesatar në formë shtrëngatash në zonën perëndimore.

 Në relievet e larta malore në verilindje-juglindje të vendit do të ketë reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa në male, lugina e bregdet era pritet të arrijë shpejtësi 15m/s.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme