Vlorë/ Goditi me grushte dhe sende të forta 48-vjeçarin, arrestohet autori, i plagosuri niset drejt Traumës

Policia e Vlorës ka vënë në pranga autorin e plagosjes së 48-vjeçarit, ngjarje kjo e regjistruar një ditë më parë.
Gjatë një konflikti për motive të dobëta, 41-vjeçari ka goditur me grushte dhe sende të forta 48-vjeçarin G.M., i cili po merr trajtim mjekësor në Spitalin e Traumës.
41-vjeçari u arrestua nga blutë e qytetit bregdetar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin G. P., 41 vjeç, banues në Sarandë, pasi dje, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe me sende të forta, shtetasin G. M., 48 vjeç, banues në Konispol, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës.”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




