Moti për sot me vranësira të dendura dhe reshje intensive shiu të shoqëruara me shtrëngata

Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura..
Sipas SHMU-së, reshjet e shiut priten të jenë prezente të herëpashershme me intensitet të ulët që në nga orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes, në pjesën më të madhe të territorit, lokalisht në jug reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Gjatë ditës reshjet priten të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim- perëndimit dhe jug hera – herës reshje shiu me intensitet deri mesatar nëformën e shtrëngatave afatshkurtra, kryesisht në orët e pasdites e të mbrëmjes.
Në zonën e Alpeve dhe relievet e larta malore verilindje- juglindje të vendit reshje dëbore me intensitet të ulët..
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jug me shpejtësi mesatare 5 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 13m/s.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



