Moti për sot i paqëndrueshëm, kthjellime dhe vranësira të dendura, reshje shiu në këto pjesë të territorit

Aktualitet | 8 muaj më parë

Ditën e sotme (13 shkurt) moti parashikohet i paqëndrueshëm, me vranësira mesatare deri të dendura, e alternime kthjellimesh, kryesisht pas mesdite.

Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët, lokalisht shtrëngata afatshkurtra kryesisht në zonën perëndimore dhe jugperëndimore të vendit.

Gjatë ditës reshjet parashikohen të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet të ulët, shtrëngata afatshkurtra përgjatë relieveve malore. Në orët e mbrëmjes, pritet ndërprerje e reshjeve të shiut në të gjithë vendin.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, në zonat luginore dhe përgjatë relieveve malore era fiton me shpejtësi deri 15 m/s. Deti do të jetë me valëzim të forcës 2-4 ballë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme