Shpellat natyrore, pasuria që pret investim, mbi 30 shpella në qarkun e Shkodrës
Qarku i Shkodrës, është i pasur me shpella natyrore, veçanërisht në zonën e Alpeve.
Megjithatë, kapaciteti i tyre aktual për turizëm mbetet më i orientuar drejt eksplorimit dhe aventurës sesa drejt turizmit masiv. Burime të ndryshme flasin për mbi 30 shpella në rajonin e Shkodrës.
Sipas një studimi të realizuar në kuadër të një projekti europian për hartëzimin e shpellave në Shqipëri, disa prej shpellave të kësaj zone vlerësohen si shume të përshtatshme për t’u zhvilluar si atraksione turistike.
Ekspert Maxhid Cungu, pjesëmarrës në projektin e “ADRIATICAVES” u shpreh, se “Në kuadër të këtij projekti u klasifikuan disa shpella që janë destinacionet ë arritshme nga qytetarët.
Shfrytëzimi i këtij potenciali kërkon investime të mirëplanifikuara, jo vetëm në infrastrukturën e aksesit drejt këtyre destinacioneve, por edhe në përgatitjen e guidave të specializuara për turizmin e aventurës dhe speleologjinë.
“Këto pontenciale kërkojnë jo vetëm investime në infrastrukturë por dhe me përgatitjen e ekspertëve që do të ndihmojë për guidën.”
Aktualisht, disa nga shpellat e rajonit të Shkodrës përdoren nga udhërrëfyes lokalë kryesisht për ture eksploruese. Ato mbeten më pak të zhvilluara si atraksione turistike klasike me infrastrukturë të plotë, ndonëse paraqesin interes të veçantë për vizitorët që preferojnë turizmin natyror dhe aventurën
Gazetar: A.Hoti
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




