Ndërron jetë në moshën 95-vjeçare legjenda e Hollywood, Robert Duvall

Aktori i njohur amerikan Robert Duvall, i famshëm për rolet e tij në filmat si “The Godfather” dhe “Apocalypse Now”, ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare, sipas raportimeve të mediave amerikane.
Fituesi i çmimit Oscar u shua në shtëpinë e tij në Middleburg, Virxhinia, të dielën, sipas një deklarate të dërguar nga agjencia e tij e marrëdhënieve me publikun në emër të bashkëshortes së tij, Luciana.
“Për botën, ai ishte një aktor fitues i çmimit Oscar, një regjisor, një tregimtar. Për mua, ai ishte thjesht gjithçka. Pasioni i tij për zanatin krahasohej vetëm me dashurinë e tij të thellë për personazhet, një vakt të shkëlqyer dhe bisedat e gjata plot humor.”, thuhej në deklaratën e saj.
I nominuar gjashtë herë për çmimin Oscar, Duvall fitoi statujën për aktorin më të mirë në vitin 1983 për rolin e tij në filmin Tender Mercies, ku interpretoi një këngëtar të zhgënjyer të muzikës country.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




