Rama uron Kosovën për 18 vjetorin e Pavarësisë: Keqardhje që s’mund të jem në manifestimin për ish-krerët e UÇK-së

Politikë | 8 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar në Facebook një fotoalbum nga vizita e tij zyrtare në Prishtinë, e realizuar në prag të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Postimi është shoqëruar me një mesazh urimi për Ditën e Pavarësisë, ku Rama shpreh edhe keqardhjen që nuk do të mund të marrë pjesë në manifestimin e paralajmëruar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me proces gjyqësor në Hagë.

“MIRËMËNGJES dhe me FotoALBUMIN e vizitës sime dje në Prishtinë, i uroj Kosovës gëzuar pavarësinë me keqardhjen që s’mund të jem sot në manifestimin popullor të solidaritetit me katër pengjet e UÇK-së në ferrin e (pa)drejtësisë ndërkombëtare në Hagë”, shkruan Rama.

Vizita e kryeministrit shqiptar në Kosovë u zhvillua një ditë para shënimit të 17 Shkurtit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme