Moti për sot me kthjellime dhe vranësira mesatare, ngrica në disa prej akseve rrugore

Aktualitet | 8 muaj më parë

Ditën e sotme (18 shkurt) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, me vranësira deri mesatare në relievet malore në lindje në pjesën e parë të ditës. Ngrica përgjatë akseve rrugore malore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 14 m/s. Deti do të jetë me valëzim të forcës 3-4 ballë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme