Gjykata liron protestuesit e 20 shkurtit, 17 nën detyrim paraqitjeje
Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e të gjithë protestuesve të ndaluar gjatë protestës së 20 shkurtit. Sipas vendimit, arrestimi u vlerësua i ligjshëm për 9 prej tyre dhe i paligjshëm për 9 të tjerë.
Për 17 protestues u caktua masa e “detyrimit për paraqitje”, ndërsa për një person me probleme të shëndetit mendor nuk u vendos asnjë masë sigurie.
Në një deklaratë për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, foli mbi masat e sigurisë për personat e arrestuar në 20 shkurt në protestën kombëtare të PD.
“Të gjithë të arrestuarit kanë denoncuar sot në gjykatë dhunën dhe terrorin barbar që ushtrohet ndaj tyre. Ne kemi deklarimin sot në gjykatë edhe të të miturve, të cilët deklarojnë se nuk kanë lidhje me ne dhe nuk kanë pranuar të mbrohen nga PD-ja, sepse nuk jemi me PD-në. Ishin kalimtarë, nxënës kalimtarë. Por pse kishin një çantë në shpinë si nxënës me libra shkolle? Ju futet Molotovi për t’i arrestuar si terroristë.” U shpreh ai.
Protesta e organizuar nga opozita zgjati përeth katër orë përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit ku nuk munguan tensionet. Disa protestues hodhën molotov drejtë policisë ndërsa efektivët iu kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës dhe uji.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




