Aksidenti fatal që i mori jetën 7-vjeçarit, i mituri u përplas nga dy automjete! Arrestohen 2 drejtuesit

Aktualitet | 8 muaj më parë

Policia e Tiranës ka identifikuar dhe vënë në pranga drejtuesit e dy automjeteve të përfshira në aksidentin e ndodhur mesditën e sotme, në rrugën “Kastriotët”, ku humbi jetën një fëmijë 7-vjeçar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:20 të datës 24 shkurt 2026. Hetimet e kryera nga grupi i posaçëm zbuluan se i mituri u përplas fillimisht nga automjeti që drejtonte shtetasi T. Sh., 55 vjeç, dhe më pas nga automjeti i drejtuar nga shtetasja V. K., 42 vjeçe.

Të dy drejtuesit e mjeteve u larguan nga vendi i aksidentit. Gjatë veprimeve hetimore, 55-vjeçari, i cili e transportoi të miturin në spital, ka tentuar të mohojë dijeninë për aksidentin.

Policia ka sekuestruar dy automjetet e përfshira në ngjarje, ndërsa hetimet vijojnë për të individualizuar dhe dokumentuar përgjegjësinë penale të secilit prej të arrestuarve.

Njoftimi i Policisë

Zbardhen autorësia dhe rrethanat e aksidentit të ndodhur mesditën e sotme, në rrugën “Kastriotët”, me pasojë vdekjen e një të mituri.

Identifikohen dhe vihen në pranga drejtuesit e 2 automjeteve të përfshira në këtë aksident.

Gjenden dhe sekuestrohen 2 automjetet.

Si rezultat i hetimeve të kryera nga grupi i posaçëm, menjëherë pas aksidentit të ndodhur rreth orës 11:20 të datës 24.02.2026, në rrugën “Kastriotët”, si pasojë e të cilit humbi jetën një 7 vjeçar, specialistët e qarkullimit rrugor identifikuan dhe arrestuan autorët e dyshuar të rastit, shtetasit T. Sh., 55 vjeç dhe V. K., 42 vjeçe.

Nga veprimet hetimore të deritanishme dyshohet se i mituri është përplasur fillimisht nga automjeti që drejtonte 55-vjeçari dhe më pas nga automjeti që drejtonte shtetasja V. K.

Të dy drejtuesit e automjeteve janë larguar nga vendi i aksidentit.

Gjatë veprimeve hetimore, 55-vjeçari, i cili e ka transportuar të miturin, në spital, ka tentuar të mohojë dijeninë rreth aksidentit.

Hetimet vijojnë për të individualizuar dhe dokumentuar përgjegjësinë penale të secilit prej të arrestuarve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme