OST njofton ndërprerje të përkohshme energjie në Elbasan, Gramsh dhe Librazhd më 2–5 mars

Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST sh.a.) ka njoftuar se banorët dhe bizneset në Elbasan, Gramsh dhe Librazhd do të përballen me ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në fillim të muajit mars, për shkak të manovrimeve teknike dhe masave të sigurisë në rrjetin e transmetimit.
OST sh.a. thekson se ndërprerjet do të zgjasin vetëm disa minuta dhe janë të domosdoshme për kryerjen e manovrimeve teknike dhe garantimin e sigurisë në rrjetin e transmetimit.
Sipas njoftimit, ndërhyrjet lidhen me stakimin e Linjës 400 kV Fier–Elbasan–Qafë Thanë dhe do të kryhen në disa linja 35 kV dhe 10 kV.
Elbasan
Nga data 2–4 mars 2026, në intervalin 08:00–17:00, do të stakohet dhe tokëzohet Linja 35kV L30–66 Mjekës–Kombinati i Drurit.
Si pasojë, për një periudhë prej rreth 5 minutash, do të mbeten pa energji elektrike:
Ital Druri
Lagjja “Skënderbej”
Fabrika e Tullës
Pompat Hajdaran
Shushicë
Fushë Bull
Tahiraj
Shirgjan
Reparti Mjekës
Fshatrat Mjekës
Kryezjarr
Në qytetin e Gramshit do të ketë ndërprerje më 2 dhe 5 mars, ora 06:00–06:05.
Në datat 2 dhe 5 mars 2026, nga ora 06:00–06:05, do të stakohet Linja 35kV L30–78 Mjekës–Banjë.
Për 5 minuta do të mbeten pa energji:
Nënstacionet Gramsh dhe Cërrunjë
Impianti Fotovoltaik Lundrues i Banjës – Statkraft
HEC-et: Sotiraj, Lenie, Mivas, Tërvol, Kabash, Kërrpicë, Storë, Pisha
Subjekti AL Mex Wood
Gjithashtu, ndërprerja do të prekë një numër të madh lagjesh dhe fshatrash, përfshirë Çekin, Uzina Çekin, Lagjja Xhile Liçi, Lagjja 18 Gushti, Holta, Llapushaj, Trashovicë, Tunjë, Kushovë, Pishaj, Skënderbegas, Kodovjat, Kukur, Lenie, Cërujë, Qerret, Sult, Katërlis, Kutërqar, Dushan, Zgjup, Kotorr, Ranxhë, Lleshaj, Kabash, Tërvol, Drizë, Gjergjovinë, Galigat, Bizhdan, Gostimë, Shtëpanjë, Klos, Floq, Banjë e Vjetër, Tregan, Gjinar, Shënavlash, Valesh dhe zona të tjera përreth.
Librazhd
Në datat 2–4 mars 2026, nga ora 08:00–17:00, do të stakohet dhe tokëzohet Linja 10kV e Fiderit F7 të Nënstacionit Kombinati i Drurit.
Si rrjedhojë, pa energji do të mbeten:
Shirgjan
Reparti Mjekës
Fshatrat Mjekës
Kryezjarr
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




