Rama publikon pamje nga Fakulteti i ri në Universitetin “Aleksandër Moisiu”: 45 auditorë dhe 15 laboratorë, investim për 1700 studentë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin social Facebook pamje nga Fakulteti i ri i Studimeve Profesionale në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, duke e cilësuar atë një investim të rëndësishëm për arsimin e lartë.
Sipas kryeministrit, investimi i Ministrisë së Arsimit synon përmirësimin e infrastrukturës universitare dhe krijimin e kushteve më të mira për studentët dhe stafin akademik. Fakulteti i ri ofron ambiente moderne dhe kapacitete të zgjeruara për zhvillimin e procesit mësimor dhe aktiviteteve akademike.
“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje nga Fakulteti i ri i Studimeve Profesionale në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, një investim i Ministrisë së Arsimit që kompleton mjediset akademike me 45 auditorë, 15 laboratorë, salla konferencash, terrene sportive dhe ambiente në shërbim të 1700 studentëve dhe 80 pedagogëve e stafit akademik, ju uroj një ditë të mbarë””, shkruan Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



