Trump paralajmëron: E ardhmja e NATO-s varet nga angazhimi në Hormuz

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një paralajmërim të ri për aleatët e tij, duke theksuar se e ardhmja e NATO-s mund të vihet në rrezik nëse vendet anëtare tregojnë ngurrim për të kontribuar në ruajtjen e sigurisë së Ngushticës së Hormuzit.
Duke folur për Financial Times, Trump tha se “Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut rrezikon një të ardhme shumë të keqe nëse shtetet e saj anëtare nuk ndihmojnë në rihapjen e Ngushticës”.
Ai shtoi se është “plotësisht e përshtatshme që ata që përfitojnë nga kjo ngushticë të ndihmojnë në garantimin se asgjë e keqe nuk do të ndodhë”, duke përfshirë edhe Kinën, e cila sipas tij përfiton nga qarkullimi në këtë zonë strategjike.
Trump theksoi se Uashingtoni ka marrë “disa përgjigje pozitive” nga vendet të cilave u është drejtuar për ndihmë në sigurimin e Ngushticës, megjithatë pranoi se disa qeveri preferojnë të mos përfshihen.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




