Shtohen rastet me skoliozë te fëmijët – Specialistët: Shkaktarë kryesorë përdorimi celularit dhe çantat e rënda

Shëndet | 7 muaj më parë

Në ditët e sotme problemet me shtyllën kurrizore janë rritur ndjeshëm, sidomos tek fëmijët. Fenomene si skolioza, kifoza dhe qëndrimi i gabuar i trupit po bëhen gjithnjë e më të zakonshme.

Pedagogu i fizioterapisë në Universitetin e Shkodrës Sebastian Mjekaj thotë se këto vijnë si pasojë e përdorimit të tepërt të celularëve, mbajtjes së çantave të rënda dhe qëndrimit të gabuar gjatë studimit apo uljes për kohë të gjatë.

“Tek fëmijët kemi probleme të tjera, dhimbje të pjesës cervikale por kemi fenomene të tjera si devijime të shtyllës kurrizore si sko0lioza, kifoza si pasojë e përdorimit të celularëve, mbajtjes së gabuar të çantës”, u shpreh Mjekaj.

Sipas pedagogut Mjekaj, ruajtja dhe përmirësimi i kësaj gjendjeje kërkon kujdes të vazhdueshëm. Ushtrimet dhe aktivitetet fizike mbeten ndër mënyrat më efektive për zhvillimin e trupit dhe mirëmbajtjen e shëndetit.

“Këshilla ime është që të ruajnë fizikun dhe shëndetin e tyre përmes ushtrimeve aktivitetit fizik”, tha ai.

Në përfundim, specialistët theksojnë se përfshirja e ushtrimeve të rregullta fizike, kontrolli i qëndrimit gjatë qëndrimit ulur dhe kufizimi i përdorimit të pajisjeve elektronike mund të ndihmojnë ndjeshëm në shmangien e këtyre shqetësimeve.

Gazetar: M. Rakaj 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme