I shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë gjatë një konflikti
Një 23-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga Policia e Tiranës. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe punës intensive për kapjen e personave në kërkim, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe vënien në pranga të shtetasit S. Rr., banues në Tiranë.
Sipas të dhënave zyrtare, i riu dyshohet se më 24 qershor 2025, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me vëllanë e tij E. Rr. (ende në kërkim), kanë goditur me qytën e një pistolete dy vëllezër, shtetasit Y. C. dhe O. C. Gjithashtu, ata kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre, pa shkaktuar lëndime.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurori për vijimin e veprimeve ligjore, ndërsa policia po punon për kapjen e personit tjetër të përfshirë në ngjarje.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




