Abissnet Superiore në RTSH/ Vllaznia feston në “Arenën e Demave”, super Adjesa mposht Bylisin

Kanë përfunduar dy ndeshjet e orës 17:00 në kampionatin Abissnet Superiore. Vllaznia merr një fitore të rëndësishme në kryeqytet, pasi mposht Partizanin 2-0 në “Arenën e Demave”. Kevin Dodaj është heroi i takimit për shkodranët, pasi shënon dy gola në portën e të kuqve.
Një Super Adjesa i dhuron fitoren Egnatias përballë Bylisit. Sulmuesi shënon tre gola në portën e mallakastriotëve, në një sfidë që do ta mbajë mend gjatë.
Ka qenë e bukur dhe plot emocione sfida Partizani-Vllaznia, që u transmetua në RTSH 1. Trajneri Kërnaja ndëshkohet me karton të kuq pas 17 minutash lojë, por Partizani i afrohet golit me Sidibe dhe Human. Edhe Vllaznia rrezikon, por pjesa e parë mbyllet në barazim pa gola.
Pjesa e dytë nis me gol. të kuqtë kalojnë në avantazh me Isgandarlin, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. Pak minuta më vonë lojtarit i anulohet një tjetër gol dhe më pas skenën e rrëmben Dodaj, që shënon golin e avantazhit dhe në minutat shtesë shënon sërish golin që vulos fatin e takimit.
Pas këtij suksesi Vllaznia ngjitet në kuotën e 56 pikëve në krye të renditjes, ndërsa Partizani mbetet në kuotën e 44 pikëve në vendin e katërt.
Në sfidën tjetër, në Rrogozhinë rolin e heroit e bën Adjesa që shënon 3 gola në portën e Bylisit në pjesën e dytë, për të vulosur suksesin 3-0 të Egnatias përballa ballshiotëve.
Egnatia ngjitet në kuotën e 54 pikëve, ndërsa Bylisi mbetet 30 pikë në klasifikim.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




